OKB: Të paktën 1207 viktima civile në Ukrainë 

Sipas shifrave të fundit të OKB-së, të paktën 1207 viktima civile u shënuan që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Ky numër përfshin 406 njerëz të vrarë dhe 801 të plagosur – por shifrat” ka të ngjarë të jenë shumë më të larta”, tha Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Shumica e lëndimeve janë rezultat i “sulmeve ajrore dhe armëve shpërthyese”, informoi OKB-ja, me “qindra ndërtesa banimi” të shkatërruara në qytete anembanë Ukrainës, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Raportohet se një gazetar është vrarë.

OKB-ja ka shprehur gjithashtu shqetësimin për “ndalimin arbitrar” të mbështetësve pro-ukrainas në zonat nën kontrollin ushtarak rus – si dhe dhunën kundër atyre që konsiderohen si pro-rusë në territoret e kontrolluara nga qeveria ukrainase.

Shifrat e fundit të OKB-së thonë se rreth 12,700 njerëz janë arrestuar në Rusi për organizimin e protestave paqësore kundër luftës.

Organizata kritikoi “ligjet represive” të vendosura së fundmi nga Rusia që vendosin dënime me burg deri në 15 vjet për ata që akuzohen për përhapjen e të ashtuquajturit informacion “të rremë” në lidhje me pushtimin, ose diskreditimin e forcave të armatosura ruse./21Media

Back to top button