Bebe Rexha ndez atmosferën në dasmë shqiptare

Artistja e njohur, Bebe Rexha së fundmi ka qenë e ftuar në një dasmë shqiptare. Bebe përmes postimeve në Instastory, ka treguar se di ta ndezë dasmën shqiptare me valle.
Artistja shihet nën shoqërimin e familjarëve të saj, gjersa luan e kërcën me këngë shqip.
Bebe asnjëherë nuk ka hezituar të tregojë sa krenare është për prejardhjen e saj.
Kështu, me energji të plotë, shumë qejf e në gjirin familjar, Rexha e lumtur ka ndarë me ndjekësit pamje nga dasma shqiptare në Amerikë.

 
Gjithashtu, artistja po shijon sukseset e hiteve të saj, së fundmi “Family” e publikuar në bashkëpunim me artistët si David Guetta,  Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit Da Hoodie./21Media

Back to top button