Bebe Rexha në prehrin e të dashurit

Bebe Rexha kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, mirëpo tani u bë e “gjallë” duke postuar fotografi në rrjetet sociale.
Artistja 32-vjeçare në rrjetet e saj sociale ka publikuar fotografi me shoqërinë, vëllain dhe të dashurin e saj.
Në një tjetër fotografi Bebe pozoi në prehrin e të dashurit të saj 38-vjeçar Keyan Safyari, në skijim, shkruan rtv21.tv.
Bebe Rexha një muaj më parë u tërhoq nga rrjetet sociale pasi tha se është “turpëruar” me trupin e saj.
Ylli shqiptar i muzikës i cili ka frymëzuar fansat me mesazhe pozitiviteti, Bebe Rexha ishte përlotur ndërsa u tha fansave se nuk po ndihej mirë me përmasat e saj, ndërsa shpjegoi pse ajo ka postuar më pak në internet./21Media

Back to top button