Tri kërkesat e LDK-së për arsimin

 

Grupi Parlamentar i LDK-së, në debatin i cili është duke në Kuvendin e Kosovës lidhur me arsimin gjatë pandemisë, ka propozuar tri pika.

Sipas këtij grupi një nga kërkesat është që mësimi në shkolla të kthehet në orar të plotë dhe të rregullt.

Propozimet e LDK-së:

1. Pas marrjes së opinionit të IKSHP-së, nga e hëna mësimi në shkolla të kthehet me orar të plotë dhe të rregullt.
2. Të përgatitet plani për organizimin e orëve mësimore shtesë gjatë verës, bazuar në një plan për mësim intenziv të natyrës së shkollave verore, që duhet të koncentrohet në lëndët kryesore.
3. Deri më 1 shtator të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit, në të gjitha nivelet duke përfshirë institucionet publike dhe private, në mënyrë që të të jemi të përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022./21Media

Back to top button