Befason Macron, Franca mund të largohet nga BE-ja nëse unioni nuk reformohet!

Fushata në Francë!

Bashkimi Evropian duhet të zbatoi reforma, ngase në të kundërtën do të përballet me largimin e Francës nga unioni, ka deklaruar kandidati i qendrës për president të Francës, Emmanuel Macron, disa ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, i cili zhvillohet më 7 maj, shkruan rtv21.tv

Macron me këtë rast tha se është politikan me orientim pro-evropian, se vazhdimisht ka mbrojtur idenë evropiane, por gjithashtu tha se populli është i hidhëruar, për shkak të mosfunksionimit të Bashkimit Evropian dhe qartësoi se nëse fiton zgjedhjet dhe bëhet president, ai gjatë mandatit të tij do të shqyrtoi nevojën për reformimin e thellë të unionit.

Sipas fjalëve të tij, nëse lejohet që Bashkimi Evropian të vazhdoi të funksionojë siç ka funksionuar deri me tani, atëherë kjo do të ishte një tradhti.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve, i cili u zhvillua më 23 maj, Macron fitoi më shumë vota se sa rivalja e tij nga radhët e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Le Pen gjatë fushatës së saj ka paralajmëruar se në rast të fitores në rrethin e dytë do të organizonte referendumin për largimin e mundshëm të Francës nga unioni.

Ndërkohë, udhëheqësi i ekstremit të majtë në Francë, Zhan Luk Melanshon, deklaroi se votuesit francezë do të bënin një gabim të madh, nëse në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale votojnë për Le Penin.

Melanshon në rrethin e parë të zgjedhjeve siguroi 19.6 për qind të votave, por nuk arriti të kualifikohet në rrethin e dytë. Ai tha se nuk ka asnjë dyshim dhe se nuk do të përkrahë dhe nuk do të votojë Frontin Kombëtar të Le Penit, por qartësoi se nuk mbështetë asi Makronin. Sipas fjalëve të tij, francezët të dielën do të heqin qafe Le Penin, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të çlirohen edhe nga politika e Makronit./21Media

Back to top button