Abbas kërkon takim me Trump-in për zbutjen e tensioneve

Abbas dhe Trump kanë zhvilluar vetëm një bisedë telefonike deri tani

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas në vështirësi në skenën e bredshme politike kërkon të bindë Donald Trump ku pritet të takohet për herë të parë të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, për të rinisur përpjekjet e dështuara të paqes me Izraelin.

Prej marrjes së funksioneve në janar të presidentit ameriakn, palestinezët kanë bërë thirrje për një ndërmjetësim amerikan për zgjidhjen e një prej konflikteve më të vjetër në botë.

Zyrtarët e lartë palestinezë, me shqetësimin për të rivënë në qendër të arenës politike shqetësimet e tyre të eklipsuara nga konfliktet në Lindjen e Mesme, shprehen se i kanë varur shpresat tek presidenti amerikan Donald Trump. Ky sipërmarrës dhe biznesmen i suksesshëm shprehen ata, është i gatshëm për të negociuar paqen me izraelitët dhe palestinezët duke sfiduar ndoshta edhe rrethet diplomatike.

“Ata shpresojnë se karakteri i paparashikueshëm i Trump do të ndikojë pro tyre”, u shpreh një ekspert evropian.

Back to top button