Begaj i dorëzon zyrtarisht pasaportën shqiptare trajnerit Sylvinho

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i jep pasaportën shqiptare, trajnerit të kombëtares shqiptare të futbolllit, Sylvio Mendez Campos Junior.
Pasaporta iu dha zyrtarisht nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
“Është një natë shumë e rëndësishme për mua, për historinë, një djalë nga Sao Paulos ka shkuar në Londër, më pas Barcelona, Manchester, Milano dhe më pas në Tiranë, një vendi i bukur, ju falënderoj të gjithëve, është një nder për të dhënë një kontribut në fushë, komplimente të gjithëve”, tha Sylvinho.
Pasaporta iu dorëzua trajnerit të Kombëtares gjatë Mbrëmjes Gala “ Më të mirët 2023” të ndarjes së çmimeve të Vitit për futbollin e djemve dhe të vajzave.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?