Begaj i ofron mbështetje KFOR-it

Presidenti Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një bisede me Komandantin e KFOR-it, Ristuccia ka shprehur mbështejten për misionin e KFOR-it në veri dhe u ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar.
“Komandanti i #KFOR-it , MG Ristuccia, ka zhvilluar një bisedë me BajramBegajAL. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata.”, thuhet në njoftimin e KFOR-it
30 pjesëtarë të KFOR-it kanë mbëtur të lënduar nga protestuesit në protestën e djeshme në komunat veriore të Kosovës./21Media