Begaj: Rusia kërcënim për NATO-n dhe Ballkanin Perëndimor

(Lajm i përditësuar)
Presidenti shqiptar, Bajram Begaj pas takimit me shefin e aleancës së NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se anëtarsimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO është detyrim.
“Vlerësoj lidershipin tuaj. U bë më shumë se një vit se jemi dëshmitar të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. NATO ka demonstuar forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të vendeve të aleancës. Është e rëndësishëm forcimi i grup batalioneve në krahun lindor të NATO-së. Zgjerimi i aleancës është detyrim. Anëtarësimi i Suedisë dhe të Finlandës. Në koordinim të plotë me aleancën Shqipëria qëndron në krah dhe do të vazhdojë që ta mbështesë aleancën. Në cilësinë e anëtarit të përhershëm ne do të vijojmë që të jemi proaktiv në ruajtjen e kohezionit për Ukrainë. Rusia përbën kërcënim për NATO-në dhe Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i saj është prishja e paqes. Kemi ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës. Shqipëria mbështet dialogun. Plani europian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv. KFOR është garantues si paqes në rajon. Shqipëria u përball me një sulm kibernetik nga Irani. Shqipëria rriti që ta ndërpresë dhe të rikuperohet nga ky sulm. Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes dhe parashikojmë që vitin e ardhshëm, të arrijmë në 2%. Në bazën ajrore taktike të Kuçovës punimet po ecin ashtu siç ishin parashikuar”, ka thënë Begaj.
13: 15 – Stoltenberg pas takimit me Begajn: Po investojmë për të rritur sigurinë, Shqipëria më tepër kontribut për Ukrainën 
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ishte sot në selinë e NATO-s ku u takua me sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Pas takimi Stoltenberg tregoi dhe disa nga çështjet e diskutuar teksa theksoi dhe investimet dhe kontributin që po bën NATO në Shqipëri, nga njëra anë si dhe kontributin e Shqipërisë në aleancë.
“Ne po investojmë gjithashtu në bazën ajrore të Kuçovës që do të rrisë sigurinë e hapsirës tuaj ajrore. Ne biseduam sëbashku luiftën brutale në Ukrainë. Putin po merr ofensiva të reja dhe përgjigja jonë duhet të jetë gjithaçka që duhet fituar. Aleatët po rrisin mbështetjen e saj dhe mirëpres këtu angazhimet e Shqipërisë në këtë ndihmë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë vend për aq kohë sa duhet.Ne diskutuam edhe angazhimet e NATO në ballkanin Perëndimor. Diskutuam për progesin e bërë nëpërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha ai.
08:00 – Begaj viziton NATO-n
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në NATO.
Sipas njoftimit të Presidencës, kreu i shtetit do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të diskutojë lidhur me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor.
“Gjithashtu, temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti. Në këtë vizitë zyrtare, Presidenti Begaj do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij. Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e Presidentit Begaj në cilësinë e Presidentit të Republikës. Në përfundim të takimit, në orën 13:00, Presidenti Begaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp”, thuhet në njoftim.

Back to top button