Kaloni te përmbajtja kryesore

Begaj: Vlerësojmë forcimin e rolit të samitit të Brdo Brionit si mekanizëm i rëndësishëm rajonal

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në hapjen e samitit të Brdo Brionit ka thënë se Shqipëria e vlerëson forcimin e kësaj platforme si mekanizëm i rëndësishëm rajonal.

Ai shtoi se temat që do të diskutohen janë lidhur me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, planin e rritjes së Bashkimit Evropian.

“Sot Shqipëria mikpret samitin e procesit të Brdo Brionit, së bashku më Slloveninë, Kroacinë si bashkë kryesues të presidencës së procesit të Brdo Brionit, ne vlerësojmë forëcimin e rolit të kësaj platforme si mekanizëm i rëndësishëm rajonal. Tema që do të diskutohen lidhur me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, planin e rritjes së Bashkimit Evropian, rininë dhe hartimin e politikave të përmbajtjes së e fuqisë të kualifikuar puntore sidomos të rinisë në vendet tona. Shqipëria mbështet dialogun rajonal me fokus bashkëpunimin dhe procesin e integrimit evropian. Vlerësojmë progresin e arritur në këto drejtime për ne bashkëpunimi rajonal mbetet instrument kryesor i integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe duhet të vazhdojmë të shkëmbejmë eksperiencat dhe njohuritë tona për të pasur rezultate akoma më të prekshme nga ky proces i Brdo Brionit”, tha Begaj.

Krahas Begajt dhe Osmanit, në këtë takim të nivelit më të lartë po marrin pjesë edhe presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc Musar, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Procesi i Brdo-Brijunit është një ngjarje shumëpalëshe vjetore në Ballkanin Perëndimor. Ai u iniciua në vitin 2010 nga Sllovenia dhe Kroacia.

Procesi i Brdo-Brijunit përfshin Slloveninë dhe Kroacinë, shtete anëtare të BE-së, dhe kandidatët e kandidatët potencialë për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button