Dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur dy persona si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se edhe 965 raste të reja pozitive janë shënuar gjatë kësaj kohe nga gjithsej 1984 mostra të marra për testim.
Me 843 personat e shëruar brenda një dite, numri i përgjithshëm i të kuruarve ka shkuar në 291,553.
Numri i rasteve aktive në Shqpëri tashmë ka arritur në 9,810./21Media
Back to top button