Bëhet e ditur data kur do të hidhet shortit për EURO 2024

Shorti i kualifikimeve për në Kampionatin Evropian EURO 2024 do të zhvillohet të dielën e 9 tetorit 2022 në ora 12:00 në Frankfurt.

Gjermania, si skuadër nikoqire kualifikohet automatikisht për fazën finale dhe për këtë arsye nuk merr pjesë në short.

Rusia nuk përfshihet në shortin për në Kampionatin Evropian pasi është përjashtuar nga të gjitha kompeticionet evropiane për shkak të invazionit në Ukrainë.

Në shortin kualifikues marrin pjesë 53 shoqata kombëtare, të cilat do të ndahen në dhjetë grupe. Shtatë grupe përbëhen nga pesë ekipe, me tre grupet e mbetura të përbëra nga gjashtë ekipet.

Dhjetë fituesit e grupeve dhe dhjetë nënkampionët e grupeve kualifikohen për fazën finale. Tri vendet e mbetura do të vendosen përmes play-off-it, i cili do të mbahet në mars të vitit 2024.

53 skuadrat pjesëmarrëse janë renditur sipas renditjes së përgjithshme të Ligës së Kombeve 2022/23 dhe janë ndarë në shtatë vazo.

53 skuadrat e përfshira në short janë klasifikuar në bazë të renditjes së përgjithshme të Ligës së Kombeve të UEFA-s 2022/23 të lëshuar pas përfundimit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve. Bazuar në këtë renditje, skuadrat ndahen në shtatë vazo: vazoja ‘UNL’, e cila përmban katër finalistët e Ligës së Kombeve, e ndjekur nga vazoja 1 deri në vazon 6. Vazoja ‘UNL’ përmban katër skuadra, vazoja 1 përmban gjashtë skuadra, Vazot 2 deri në 5 përmbajnë secila nga dhjetë ekipe dhe vazoja 6 përmban tre skuadrat e mbetura.

Katër finalistët e Ligës së Kombeve do të luajnë ndeshjet finale të këtij kompeticioni në qershor të vitit 2023. Si pasojë, këto skuadra kanë vetëm tetë ditë në dispozicion për fazën e grupeve të Kualifikimeve Evropiane dhe duhet të ndahen në grupe me pesë skuadra.

Shorti fillon me vazon “UNL” dhe vazon 1 përpara se të vazhdohet nga vazoja 2 deri në vazon 6.

Do të ketë dhjetë grupe: shtatë grupe me pesë skuadra (Grupet A-G) dhe tre grupe me nga gjashtë ekipe (Grupet H-J). Ekipet luajnë me njëri-tjetrin në shtëpi dhe udhëtim në një sistem raund-robin. Ndeshjet në grup luhen sipas kalendarit të ndeshjeve të Kualifikimeve Evropiane nga marsi deri në nëntor 2023.

Dhjetë fituesit e grupeve dhe dhjetë nënkampionët e grupeve kualifikohen drejtpërdrejt në fazën finale. Tri vendet e mbetura do të plotësohen me skuadrat që kualifikohen në play-off në mars 2024.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button