Bëhet e ditur se kur do të mbahet kuvendi zgjedhor i LDK-së

 

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) më 14 mars pritet ta mbajë Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie.

Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së sotme të kryesisë, ku u tha se kjo është data më e përafërt për zgjedhjen e strukturave të reja.

Derisa ende në formë zyrtare nuk është deponuar asnjë kandidaturë për kryetar të LDK-së, sekretari i përgjithshëm Arban Abrashi para gazetarëve tha se kanë diskutuar vetëm për aspektet teknike të organizimit të Kuvendit Zgjedhor.

Ndryshe, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, për shkak të rezultatit më të dobët zgjedhor në historinë e kësaj partie.

LDK sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka siguruar vetëm 13.08 për qind, duke shënuar një rënie prej më shumë se 100 mijë vota në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019.

Back to top button