“Subvencioni 2021”, arrestohen edhe nëntë persona

 

Edhe nëntë persona janë  arrestuar sot gjatë vazhdtimit të operacionit që ndërlidhet me rastin “Subvencioni”. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës.

“Bazuar në hetimet e zhvilluara ekzistojnë dyshime të bazuara se personat e dyshuar përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë. Personat e dyshuar janë qytetarë të komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës, dhe të njëjtit sot më 25.02.2021 janë arrestuar nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) e PK-së, ndërsa në koordinim me prokurorin e rastit janë intervistuar dhe të njëjtit janë liruar për procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftim

Po ashtu bëhet e ditur se personat janë arrestuar në lokacione të ndryshme përfshirë komunat në vijim:  tre (3) persona nga Komuna e Istogut, dy (2) persona nga Komuna e Lipjanit, një (1) person nga Komuna e Ferizajt, një (1) person nga Komuna e Prishtinës dhe dy (2) persona nga Komuna e Pejës.

Në aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës janë arrestuar 12 persona. 10 prej të arrestuarëve janë persona zyrtarë kurse, 2 qytetarë të Kosovës./21Media

Back to top button