Bëhet ndërrimi i policëve në Leposaviq

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të bllokuar tash e dy javë në pikë kalimin kufitar në Leposaviq për shkak të barrikadave në veri, janë ndërruar sot gjatë ditës.
Ata kanë arritur rreth orës 18:30 në stacionin e policisë në Jug të Mitrovicës.
Ata kanë udhëtuar rrugëve alternative deri në Mitrovicë, ndërsa nuk dihet nëse në këtë veprim ka asistuar KFOR-i, EULEX-i apo vetë Policia e Kosovës me një plan operativ të saj të përgatitur më herët.
Mësohet se ndërrimi i policëve ka ndodhur vetëm me ata që kanë qenë në Leposaviq, por jo edhe në Jarinje./kp

Back to top button