Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Prizrenit

Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Prizrenit.
Kryetari i deritanishëm, Mytaher Haskuka priti kryetarin e ri, Shaqir Totajn dhe në një ceremoni solemne, u bë pranim-dorëzimi i detyrës.
Kështu, Haskuka falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për periudhen sa qeverisi, ndërsa shtoi se pret puna të mira nga kryetari i ri.
Tutje, Totaj ka thënë se do të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit Komunal, emërimin e drejtorëve të rinj dhe më pas të bëhen punë të mira.
Ndryshe, sot është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës në Komunë e Vushtrrisë, ku Ferit Idrizi dhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të ri të Vushtrrisë. Mandatin ia dorëzoi ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri./21Media

Back to top button