Kaloni te përmbajtja kryesore

Bëhet thirrje për mbrojtjen e centralit bërthamor të Chernobylit

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale” për të mbrojtur objektet bërthamore në Ukrainë, pas lajmeve të sulmeve rreth Chernobylit.

Organizata globale, e cila promovon përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, thotë se po e ndjek situatën në Ukrainë me “shqetësim të madh”.

IAEA thotë se është informuar nga homologu i saj ukrainas se forcat ruse kanë marrë kontrollin e ish-objektit bërthamor, transmeton rtv21.tv

Drejtori i përgjithshëm Mariano Grossi thotë se është me “rëndësi jetike” që operacionet e objekteve bërthamore në zonën e përjashtimit të Chernobylit “të mos preken ose të ndërpriten në asnjë mënyrë”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button