Kaloni te përmbajtja kryesore

Haxhiu e përfaqëson Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet nesër në Tivat

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër në Tivat të Malit të Zi.

Samiti mbledh udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për perspektivën evropiane të rajonit, Planin e Rritjes, si dhe çështjet e sigurisë dhe stabilitetit.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në këtë samit,Haxhiu do të riafirmojë përkushtimin e vendit për integrim evropian, trajtim të drejtë dhe të barabartë në procesin e zgjerimit, si dhe bashkëpunim rajonal në funksion të paqes dhe stabilitetit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button