Bëjeni anëtarësimin më të lehtë, u thotë Kurti NATO-s e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për pranim të shtetit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Kurti ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës nënkupton që të dyja organizatat duhet ta bëjnë më të lehtë – dhe më të shpejtë  rrugën për pranimin e një kandidati.
“Është shokuese.“Është vështirë e besueshme të besosh atë që po ndodh – por askush s’mund të pretendojë se është befasuar”, ka thënë Kurti në një intervistë për “AFP-në”.

Pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë, Kurti ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të forcojnë krahun lindor në Ballkanin Perëndimor duke ua mundësuar pranimin më të shpejtë në bllok.
“Në situata të jashtëzakonshme, nuk mund të sillemi normalisht.Prandaj, pranimi në BE dhe në NATO nuk mund të bëhet në mënyrat e vjetra. Është imperativ që Brukseli, si kryeqytet i të dyjave, NATO-s dhe BE-së, të rimendojë një mënyrë të re të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kurti.
Kosova tashmë ka marrë mbështetjen e disa shteteve anëtare për pranim në NATO dhe BE, por shtetet mosnjohëse shihen si pengesa./21Media
Back to top button