Bejtush Gashi: Situata në veri kërkon zgjidhje politike

Bejtush Gashi: Situata në veri kërkon zgjidhje politike

Ish ministri i punëve të Brendshme, Bjetush Gashi e cilësoi situatën në veri si jashtëzakonisht të tensionuar. Ai i tha RTV21 se pjesëtarët serbë të cilët janë dorëhequr vullnetshëm nga detyra nuk duhet të kthehen më pasi që sipas tij kjo do të paraqiste një anakri të në ushtrimin e sovranitetit.
Ndërsa shtoi se problemet e shkaktuara në veri kërkojnë zgjidhje politike, sipas tij situata normalizohet nëse arrihet marrëveshje ndërmjet dy delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Kurse vendimi për targat tha se nuk duhet të kthehet pasi që sipas tij
RTV21: Veriu i Kosovës është kthyer sërish në pjesën më problematike të Kosovës, cilat janë sfidat më të mëdha në fushën e sigurisë në këtë pjesë të vendit sipas jush
Aktualisht mbështetur në vendimin që mori Partia Serbska për tërheqjen nga institucionet e zbatimit të ligjit, në atë pjesë fatkeqësisht mungon ushtrimi i autoritetit të institucioneve të sigurisë publike dhe në këtë drejtim situata është jashtëzakonisht shumë e tensionuar, dhe kjo situatë marrë në përgjithësi edhe situatën në tërësi aktuale që ndodhet në Evropë është një parapërgatitje për të tensionu edhe më tutje situatën e cila nëse nuk ndërhyhet shpejt dhe nuk gjendet një zgjidhje mund të del jashtë kontrollit.
RTV21: Pjesëtarët serbë të policisë janë larguar nga vendet e punës, sa mund të garantojë sigurinë Policia e Kosovës me pjesëtarë shqiptarë në veri dhe misionin e EULEX atje?
Fatkeqësisht siguri fizike sa i përket lëvizjes mund të garantojë për faktin se janë shtu pjesëtarët e EULEX atje, është e pranishme edhe Policia e Kosovës, por siguri të brendshme për qytetarët që jetojnë në atë pjesë nuk mund të garantojë për faktin se nuk janë të pranishëm në atë pjesë dhe në këtë drejtim do të jetë shumë vështirë kompensimi me policinë shqiptare për faktin se nëse bashkëpunimi do të mungojë atëherë është problem edhe përmbushja e obligimeve ligjore të institucioneve të sigurisë së Kosovës përkatësisht Policisë së Kosovës, dhe në këtë drejtim fatkeqësisht aktualisht është një situatë, e cila nëse nuk merr drejtim dhe zgjidhje të shpejtë atëherë do të jetë problematike dhe do të shkojë në përshkallëzimin e saj.
RTV21: Ju keni qenë Ministër i Brendshëm dhe keni pasur informacione mbi atë pjesë të vendit. Me largimin e pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës apo rikthehen struktura ilegale dhe paralele në veri?
Në fakt ato gjithmonë kanë qenë aty asnjëherë nuk janë tërheq, kanë qenë pasive një kohë për faktin se integrimi i pjesëtarëve të pakicës serbe në institucionet e sigurisë publike në një mënyrë krijojnë një atmosferë të pasivitetit dhe angazhimit të tyre dhe filloi një lojalitet të qytetarëve të asaj pjese në zbatimin e ligjshmërisë në institucionet e Kosovës. Megjithatë këtu po shihet se në mënyrë permanentë Serbia ka vepru dhe është rast i rrallë kur merret një vendim dhe me automatizëm tërheqin gjithë pjesëtarët e komunitetit serbë nga uniforma. Kjo është një situatë mjaft problematike për faktin se ata pjesëtarë që vullnetshëm janë tërheq dhe kanë respektu një kërkesë të një subjekti politik në një mënyrë të gjitha ata që vullnetshëm e kanë lëshu do ta kenë nuk mund të kthehen më në funskionet e zbatimit të ligjit. Kthimi i tyre do të paraqiste edhe një situatë krejt ndryshe, një anarki në ushtrimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.
RTV21: Mbi të gjitha zhvillimet në veri dhe me presionin e Serbisë apo e vënë veriun nën kontroll të misoneve ndërkombëtarë të EULEX dhe KFOR pra nën rezolutën 1244?
Ne kemi pasur edhe një bashkëpunim kur institucionet e Kosovës si përgjegjës të vijës së parë të zbatimit të rendit dhe ligjit me automatizëm nëse situata del jashtë kontrollit, atëherë kërkohet përkrahja e tyre, dhe në rastin konkret pasi që situata është institucionet e Kosovës kanë kërku mbështetje në institucionet ndërkombëtare, dhe ajo mbështetje aktualisht është duke u dhënë. KFOR përkatësisht misioni i NATO-s në Kosovë kanë ngrit shkallën e mobilitetit për faktin se nga shkurti i këtij viti lëvizje dhe mobilizim të Forcave Ushtarake të Serbisë gjatë vijës kufitare kanë qenë të shtuara dhe në këtë drejtim nuk ka shqetësim në aspektin e sigurisë sa i përket asaj pjese, megjithatë problemet e shkaktuara tani kërkojnë zgjidhje politike, ma nuk do të ketë zgjidhje institucionale por situata e krijuar ose ngërçi i krijuar do të kërkon zgjidhje politike përkatësisht dy delegacionet nëse arrijnë marrëveshje dhe nënshkruajnë projektin e ofruar atëherë situata do të normalizohet.
RTV21: Ka kërkesë ndërkombëtare për çështjen e targave që nxiti edhe një reagim kaq të madh të serbëve të Kosovës, a është vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat dhe përshkallëzim të masave i kthyeshëm, a duhet të shtyhet afati?
Problem me u kthy, kthimi i një vendimi të tillë paraqet një problem shtesë dhe vlerësoj se kthim në vendim nuk ka. Edhe pse s’ka pas gatishmëri për rrethana veç të njohura që të gjendet një zgjidhje dhe në këtë drejtim kthim prapa tani nuk ka. Tani është momenti krucial zgjedhja përfundimtare ose marrëveshja përfundimtare përndryshe kthim në situatën paraprake nuk ka, Defacto./21Media

Back to top button