Bekim Haxhiu ftohet për intervistim nga Prokuroria

Deputetit i PDK-së, Bekim Haxhiu është ftuar për intervistim nga Prokuroria pas dhunës që ndodhi dje në Kuvend.
Në një përgjigje për RTV21 ai ka treguar se intervistimi do të bëhet javën tjetër.
Përveç Haxhiut, Prokuroria ka ftuar për intervistim edhe bashkëpartiakun e Haxhiut, Mërgim Lushtakun.
Në seancën e djeshme të Kuvendit ka ndodhur një përleshje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, në të cilën janë përfshirë edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e edhe ministri i Financave, Hekuran Murati./21Media