Bekim Jashari uron gratë e Jasharajve për 8 Mars

Ish-kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka uruar festën e 8 marsit me një fotografi të publikuar me Rifat Jasharin, motrat e mbesat e tij.
Përmes këtij imazhi ai ka uruar ditën e gruas për të gjitha nënat e motrat shqiptare.
Bekimi ka shkruar se gratë e familjes Jashari dhe të gjitha gratë sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe artistet dhe sportietet e Kosovës që çdo ditë e më shumë po arrijnë suksese në vendet e ndryshme të botës.
“Në këtë ditë feste, kurajo për Vasfije Krasniqin dhe gratë tjera viktimë të gjenocidit serb. Sot kemi kampionen botërore në xhudo, xhudisten Majlinda Kelmendi, këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa, artisten Arbnora Fejza Idrizi, regjisoren Blerta Basholli si dhe shumë e shumë gra të tjera që me punën e tyre ngritën flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Bekimi në Facebook./21Media

Back to top button