Bella Hadid thotë se ka hequr dorë përfundimisht nga alkooli

Modelja Bella Hadid, së fundmi, njoftoi se ka hequr dorë përfundimisht nga pijet alkoolike. 25 vjeçarja, në një intervistë për InStyle tha se ka qenë shumë më e vështirë të marrë një gotë me çfarëdo pije alkoolike, pas bisedës që kishte me mjekun e saj, pasi ai i tregoi efektin e pijeve alkoolike në trurin e saj.
“E doja alkoolin dhe arrita në pikën ku fillova të anuloj netët që ndjeja se nuk po mund ta kontrolloj vetën. Unë nuk e ndjej nevojën të pi alkool sepse e di se si do të ndikojë tek unë në orën 3 të mëngjesit kur zgjohem me ankth të tmerrshëm duke menduar për atë një gjë që thash pesë vjet më parë kur mbarova shkollën e mesme”, shtoi Hadid.
Së fundmi, modelja rrëfeu për betejën trishtuese siç e cilësoi ajo, me shëndetin mendor.
Jo rrallë herë ka ndodhur që personazhet më të njohura të televizionit të kenë probleme me shëndetin mendor.
Hadid ka thënë se një nga arsyet pse nuk ka punuar me një stilist personal, është për shkak të problemeve me shëndetin mendor.
Për WSJ Magazine, 25 vjeçarja ka thënë se ishte në një vend të çuditshëm mendërisht, sa që kishte problem të dilte nga shtëpia.
Bella vitin e kaluar ka folur në Instagram për shëndetin mendor, ku ka thënë se ka vuajtur për kohë të gjatë nga depresioni dhe ankthi ekstrem, edhe kur ka qenë adoleshente dhe tash që është e rritur./21Media

Back to top button