Bellaqa: Flemë përmbi thëngjill e nuk kemi rrymë

Jakup Bellaqa, njohës i ekonomisë, tha se reduktimet e energjisë elektrike ndikojnë direkt tek investitorët e huaj. Sipas tij, nuk ka të ardhme në një vend që nuk ka rrymë.
“Alfa omega e çdo biznesi është rryma. Pa të s’mund të funksionojë as prodhimi, as tregtia e as shërbimet. Nuk frymon aktiviteti ekonomik”, tha ai.
Në Click të RTV21, Bellaqa tha se bizneset në Kosovë ankohen për reduktimet e energjisë elektrike.
Tutje, ai theksoi se Kosova zë vendin e katërt në botë për thëngjill, duke thënë se “flemë përmbi thëngjill e nuk kemi rrymë”./21Media

Back to top button