Podujeva i ndan Batatinës çmimin “Trajneri i vitit 2021”

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina është zgjedhur “Trajneri i vitit 2021” në Komunën e Podujevës.
Këtë çmim e ndau Kuvendi Komunal i Podujevës së bashku me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Po ashtu, në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve u zgjedh edhe “Sportisti i vitit 2021”, ku u zgjedh sulmuesi i krahut të majtë të Llapit Valmir Veliu.
Me këtë rast ka reaguar edhe vetë trajneri Tahir Batatina, i cili falënderoi Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, për çmimet në fjalë./kp

Back to top button