Fjalët e fundit të Aviciit para vetëvrasjes zbulohen në librin e ri

Fansat e DJ suedez, Avicii u shkatërruan kur morën lajmin se ai ishte vetëvrarë, më 20 prill të vitit 2018.
Regjistrimet e tij të fundit të ditarit të shkruara para vetëvrasjes së tij do të botohen në librin e ardhshëm të Måns Mosesson, “Tim – Biografia Zyrtare e Avicii”.
Libri do të publikohet më 18 janar dhe do të detajojë shëndetin mendor të kantautorit të “Levels” dhe problemet e abuzimit me substancat .
Avicii, emri i të cilit ishte Tim Bergling, vdiq në Muscat, Oman, në moshën 28 vjeçare. Ai përdori një shishe qelqi për të kryer vetëvrasje, transmeton rtv21.tv
Autori zhvilloi biseda me prindërit e tij, Anki dhe Klas Bergling, si dhe me familjen, miqtë dhe kolegët për jetën dhe karrierën e tij.
Regjistrimet janë nga rehabilitimi i tij dhe qëndrimet në spital për abuzim me drogën dhe alkoolin./21Media

Back to top button