Bencze: Hungaria mbetet një ndër mbështetëset e fuqishme të Kosovës në BE

 

Zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Jozsef Bencze dhe zëvendës shefin e misionit Bela Bozsik, me të cilët diskutoi mbi mbështetjen e vazhdueshme që shteti hungarez ofron për Republikën e Kosovës, përmes projekteve të ndryshme.

Diplomati hungarez potencoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ofruar ekspertizë shtesë për Qeverinë e Kosovës në fushën e integrimit evropian dhe tha se Hungaria mbetet një ndër mbështetëset e fuqishme që ka Kosova në Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Selmanaj falënderoi ambasadorin hungarez për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tij në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe në rrugën drejt integrimit evropian, thuhet në komunikatën për media.

Back to top button