Berisha i jep fund karrierës si futbollist

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha sot ka informuar se i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike. Berisha lajmin e ka bërë të ditur në Instagram, me ç’rast ka shkruar se ka qenë kohë e pabesueshme, të cilën nuk do ta harrojë kurrë.
“Mbaj mend që kur fillova këtë lojë gjithmonë kisha një buzëqeshje në fytyrën time dhe sot po buzëqesh përsëri duke menduar për të gjitha kujtimet e bukura që kam pasur me lojën!”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Ish-lojtari i Hamburgut dhe skuadrave australiane, Brisbane Roar dhe Malbourne Victory, e ka falënderuar Zotin që ia ka bërë ëndrrën realitet.
Berisha ka potencuar se do t’i qëndroj besnik futboollit.
“Mezi pres detyrat emocionuese që më presin së shpejti. Unë do t’i qëndroj besnik futbollit. 1000 faleminderit për kohën së bashku, do t’ju mbaj gjithmonë në zemrën time lojë e bukur!”, ka shkruar tutje ai, me ç’rast ka publikuar edhe disa fotografi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Besart Berisha (@besartberisha08)


Berisha në vitin e kaluar e ka provuar edhe Superligën e Kosovës duke iu bashkuar Prishtinës, por është larguar nga aty pas një paraqitjeje./21Media

Back to top button