​Shtëpia e Bardhë: Biden inkurajon Netanyahu të “lirojë” tensionet

 

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, inkurajoi sot kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të “lirojë” tensionet në konfliktin e Gazës, e cila do të çonte në një armëpushim, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

“Të dy udhëheqësit diskutuan në detaje për ngjarjet në Gaza, përparimin e Izraelit në zvogëlimin e aftësive të Hamasit dhe elementëve të tjerë terroristë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme diplomatike të qeverive rajonale dhe Shteteve të Bashkuara,” u tha Jean-Pierre gazetarëve.

“Presidenti i tha kryeministrit se ai pret një de-përshkallëzim të rëndësishëm sot në rrugën e një armëpushimi,” shtoi ajo.

Kjo ishte biseda e katërt midis udhëheqësve amerikanë dhe izraelitë gjatë javës së kaluar.

Back to top button