Berisha i reagon Haxhiut : Po ministresh, i kam vërtetë duart me gjak

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha patën përplajse sot në Kuvend lidhur me rastin “Dehari”.
Pas kësaj, Berisha i ka reaguar Haxhiut duke e pyetur mos vallë ajo ka gisht në rastet që edhe përmendën sot në Kuvend, përfshirë edhe atë për Astrit Deharin.
“Sepse dihet se këto raste nuk kanë epilog aq të shpejtë.Sjellja histerike e ministres, tregon se diku po ju dhemb e vërteta!?”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai po ashtu i është përgjigjur Haxhiut pas deklaratës së saj se Berisha i ka duart duart me gjak,
“Pretendimi se Hisen Berisha, i ka duart me gjak, tregon dëshpërimin e ministreshës Haxhiu, e cila po bënë e thotë gjëra të dëshpëruara.
Po ministreshë, i kam vërtetë duart me gjak.Por, Ti tregoju shqiptarëve cilin nga këto viktimat e mia, ke mar urdhër me i mbrojtë, apo të gjithë?
Si institucionalist, i ndërtuar mbi patriotizmin shtetëror e kushtetues, njeri i ligjit e diciplinës ushrarake, luftëtarë për liri, drejtësi e demokraci, u impenjova sinqerisht ta shfaq shqetësimin qytetarë për të vëndosur drejtësi për vëllezërit Dehari, Arbenin e Monin, si dhe të gjitha vrasjet enigmë të pas luftës. Por, më befasoi për keq reagimi tejet indikativ, reagimi aq i ashpër ndaj interesimit tim, i ministrës znj. Albulena Haxhiu.Kjo po më qon në dilemën a mos vallë kjo ka gisht në të gjitha dhe a ka gisht në mbylljen e rastit terrorist në gjykatë?!”, ka shkruar ai./21Media