Osmani dhe Hovenier disktutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier.
Siç njofton Zyra e Presidentes, Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.
“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me te cilin, ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë fushën e energjetikës, sigurisë dhe fusha të tjera./21Media

Back to top button