​Berisha: Jam besimplotë për rezultatin, do kërkojmë auditim për rezultatin elektronik

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se është besimplotë në rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ndërsa do të kërkojnë auditim për rezultatin elektronik që u zhvillua në Kamzë, Elbasan dhe Vorë. Ai garantoi se do të mbrojnë ccdo votë që është hedhur gjatë ditës së diele.

Në një konferencë me gazetarë, Berisha tha se Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta të sakta se di mund të trajtohet devijimi i rezultatit nga aparaturat.

“Së pari, për këto rezultate ka disa kundërshtime shumë të forta, siç keni dëgjuar janë mediat që kanë paraqitur dëshmi të transformimit të votës në këtë proces. Çfarë dua të them me këtë? Unë kërkoj nga KQZ-ja që të bëjë auditim e këtyre aparaturave. E dyta, Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta të sakta se si mund të trajtohet devijimi i rezultatit nga aparaturat. PD do të kërkojë zbatimin e të gjitha ligjeve në këtë drejtim. Aty ky dyshohet se është devijuar rezultati, do kërkohet auditimi”, tha Berisha.

Berisha, duke shprehur besimin ne rezultatin e këtyre zgjedhjeve, tha se kushdo që ka dyshime për votimin elektronik duhet të kërkojë verifikimin e fletës pasi ccdo votim elektronik priton fletën përkatëse.

“Gjithmonë ky është një rezultat paraprak. Rezultati elektronik quhet paraprak sepse provohet gjithnjë fleta e votimit përkatëse… Në votimin elektronik, rezultati cilësohet me ligj rezultat paraprak. Unë jam besimplotë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ne kemi bërë një monitorim të të gjithë procesit zgjedhor”, tha Berisha.

Berisha ka kërkuar nga komisionerët që të vijojnë punën e tyre dhe të mbrojnë votën, e rrjedhimisht sipas tij, devijimin e rezultatit.

Back to top button