Aksident mes 5 veturave në Prishtinë, lëndohen 3 persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën C në Prishtinë.

Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti për Reporteri.net.

Ajo ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy këmbësorë dhe pesë automjete.

”Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5  automjete ( tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button