Berisha: Jemi gati për edicionin e ri

Skuadrat e elitës së meshkujve po vazhdojnë me përgatitje para fillimit të edicionit të ri, ndërsa Superliga do të fillojë fundjavën e ardhshme.
Bardhekaltrit janë duke u stërvitur intensivisht nën urdhrat e trajnerit të rikthyer, Ekrem Memnun.
Te kryeqytetasit është rikthyer edhe Dardan Berisha, i cili ka folur për përgatitjet.
“Deri më tani kanë shkuar shumë mirë. Kemi zhvilluar disa ndeshje përgatitore, ndërsa atmosfera është e mirë. Po japim më të mirën e mundshme para fillimit të edicionit, që është shumë afër”, është shprehur Berisha për faqen zyrtare të FBK-së./21Media

Back to top button