Berisha: Në fshatin Shipitull po lulëzon krimi

Bislim Zogaj kërkoi që të merren masa sa më shpejt që të bëhet shpronësimi në atë pjesë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri iu ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë rezolutën për minierën e Sibovcit dhe mos të sillen indiferent ndaj dëmit që po iu bëhet qytetarëve dhe KEK-ut.

Ai pas interpelancës së kryeministrit Mustafa, ka thënë se Qeveria po shpërfill interesin publik duke mos marrë masa, ku dëmtohet KEK-u, duke importuar thëngjill, por edhe qytetarët duke importuar energjisë elektrike.

Në emër të grupit parlamentar të PDK-së, Bislim Zogaj kërkoi që të merren masa sa më shpejt që të bëhet shpronësimi në atë pjesë.

Kurse, Murat Hoxha nga LDK tha se zhvendosja është paraqit si sfidë kryesore të rreth 4000 mijë banorëve të fshatrave për rreth minierës së Sibovcit.

Rrustem Berisha tha se kanë vizituar fshatin Shipitull, ku kanë vërejtura se në disa shtëpi nuk banon askush por vetëm janë ndërtuar për përfitime personale, derisa KEK-u, MMPH dhe komuna e Obiliqit, mundohen t’ia vën fajin njëri tjetrit, në këtë fshat krimi po lulëzon.

Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën tha se para luftës në atë pjesë kanë qenë 60 shtëpi, kurse, tash janë 260 shtëpi, janë njerëz që mundohen të përfitojnë nga shpronësimet.

 

Back to top button