Berisha në selinë e PD-së: Basha të reflektojë deri më 18 dhjetor

Në një lëvizje surprizë, Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike në krye me Sali Berishën, mesditën e sotme hyri në selinë e Partisë Demokratike.
Për mediat, Berisha tha se qëllimi i kësaj vizite është zhvillimi i mbledhjes së parë i Komisionit që pas ngritjes me votën e Kuvendit në 11 dhjetor.
Ai tha se shumica nuk përjashton pakicën dhe se deputeti Basha mund të qëndrojë si fraksion.
Berisha i bëri thirrje të reflektojë deri më 18 dhjetor.
“Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të mendojë të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës. Vullneti i anëtarëve triumfoi. Shqiptarët panë spektaklin e lirisë më të bukur”, tha Berisha.
Në seli ndodhet gjithashtu edhe Lulzim Basha, i cili është duke zhvilluar një mbledhje me përfaqësues të PD-së, për Kuvendin e datës 18 dhjetor./Oranews

Back to top button