Policia ndihmoi dy familje të bllokuara nga bora në bjeshkët e Rugovës
Policia dje ka ndihmuar dy familje që kanë mbetur të bllokuara nga bora, në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkët e Rugovës.
Zyrtarët policorë nga kufiri kanë arritur t’i takojnë dhe t’u ndihmojnë qytetarëve, të cilët kanë mbetur të bllokuar në borë, në mesin e të cilëve ishin edhe dy fëmijë. Nga Policia është bërë shoqërimi i tyre deri në qytetin e Pejës.
“Më datën 12.12.2021, rreth orës 15:00, Stacioni për Mbikqyrje të Kufirit Vitomiricë/Radavc, DRPK Perëndimi në Gjakovë, kanë pranuar informacionin nga një qytetar se dy familje kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës.
Patrulla kufitare , menjëherë është nisur për në lokacionin në fjalë, por për shkak të kushteve shumë të vështira dhe rrugës së bllokuar nga bora , pas disa orëve kanë arritur në fshatin Shtupeq i Vogël për t’ju dhënë ndihmë atyre.”, është bërë e ditur në njoftim.
Siç ka informuar policia, në mbështetje të patrullës policore kanë shkuar edhe tre qytetarë vullnetarë, të cilët i kanë falënderuar për bashkëpunimin./21Media