Berisha për Ramën: Është më i afërt me Vuçiqin sesa me Kurtin
Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka vijuar fushatën e zgjedhjes së kreut të PD-së në Kukës. Në fjalën e tij Berisha ka hedhur akuza duke thënë se Kryeministri Edi Rama ka bërë të pamundurën për të pasur një opozitë të rreme në Shqipëri.
“Përpjekje të mëdha djallëzore, antidemokratike, u bën që kjo forcë politike të mbetej, opozitë e rreme, të mbetej pseudo-opozitë dhe shqiptarët të kalonin nga pluralizimi i vërtetët politik në pluralizmin burokraik fals. Në këtë përpjekje kreu i qeverisë sotme nuk kurseu asgjë, për realizimin e projektit të Shqipërisë me opozitë të rreme. Ai përdori të gjitha mjetet e një shtetin pa ligj e pa moral. Një qëndrim të tillë nuk mbajti as diktatori Ramiz Alia”, tha ai.
Berisha premtoi se së shpejti PD do të rithemelohet.
Berisha është ndalur dhe te marrëdhënia e Edi Ramës me Aleksandar Vuçiqin, duke thënë se kreu i qeverisë nuk i kursen fjalët e mira për presidentin serb, dhe e nxjerrë keq Albin Kurtin.
“Ku jemi sot ne, a nuk kemi sot një qeveri që është më e afërt me të Beogradit sesa me të Kosovës, a nuk kemi ne një qeveri e cila në mënyrën më të paimagjinueshme i bën tualet Aleksandar Vuçiqit. Edi Rama nuk kursen fjalë të mirë pa thënë për Vuçiç për të nxjerrë të keq Albin Kurtin dhe udhëheqjen politike në Kosovë”, tha Berisha./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?