Jeta në Kharkiv po i kthehet normalitetit, por ngadalë
Zyrtarët ukrainas njoftuan sot se forcat e tyre kanë arritur të shtyjnë trupat ruse në zonën përreth qytetit të Kharkiv.
Gjatë javëve të fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë disa fshatra brenda dhe përreth Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, duke e bërë më të vështirë për Rusinë sulmin, përcjell rtv21.tv
Pavarësisht kësaj, BBC raporton se ende dëgjohen zhurmat e shpërthimeve herë pas here. Dhe sirenat e sulmit ajror ende përdoren mjaft shpesh.
Sipas administratave lokale, katër persona të tjerë u plagosën sot për shkak të granatimeve ruse në qytet. Dy të tjerë u plagosën në fshatrat përreth.
Për sa i përket atmosferës në qytet, është ende e tensionuar. Është shumë ndryshe nga jeta e paraluftës dhe ndërsa Kharkiv po kthehet në normalitet, po ndodh ngadalë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?