Berisha: Po liberalizimit të vonuar, e jo demarkacionit

Ali Berisha tha se deputetët nuk mund të detyrohen ta votojnë demarkacionin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha ka thënë se dy liderët e koalicionit nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen me Malin e Zi dhe nuk kanë nevojë t’i japin zor.

“Versionin e gabuar të Demarkacionit e nënshkruat ju që sot po kërkoni ta shpëtoni lëkurën tuaj, askush nuk ju detyroj që ta nënshkruani atë marrëveshje turpi dhe askush mos të mendoj se me presione do t’i detyroni deputetët të votojnë turpin tuaj”, tha Berisha.

Deputeti tutje shtoi se është pro liberalizimit të vonuar e jo demarkacionit të cilit iu drejtua qeverisë duke thënë se ata e krijuan.

“Dy liderët e koalicionit nuk e kanë nënshkru dhe nuk kanë nevoj me i jep zor. Po liberalizimit të vonuar, e jo demarkacionit që e krijuat ju. Me ju dhe marrëveshjet e juaja vështirë se do të ketë lëvizje të lirë. Sulmet dhe fyerjet kundër deputetëve kundërshtues dëshmojn qartë nivelin autoritar të pushtetit aktual”, shprehet tutje ai.

Back to top button