Kaloni te përmbajtja kryesore

Berisha thotë se policia po fillon të politizohet

 
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se policia është duke u politizuar. Ai në foltoren e Kuvendit ka kërkuar që të sjellet në Kuvend strategjia kombëtare e sigurisë.
“Nëse e keni pasur gojën plotë në luftën ndaj nepotizmit dhe kapjes së shtetit, ajo çka dua të them është se askush nuk mund të gradohet në polici, nëse nuk është i afërm i juaji dhe nuk është në funksion të plotë të politikës suaj. Policia po fillon të politizohet dhe jo profesionalizohet. Nëse kemi folur për kapje, në fakt kuptimin e plotë të fjalës kapje po e bëni tani. Andaj duart larg nga policia”, shtoi Berisha.
Ai po ashtu ka kërkuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që mos të ketë aktivitet politik./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button