Lija e majmunëve, Italia dhe Suedia konfirmojnë rastet e para

Italia dhe Suedia janë bërë vendet e fundit që kanë regjistruar raste të lisë së majmunëve.
Një burrë italian rezultoi pozitiv pasi u kthye nga Ishujt Kanarie dhe një burrë nga Suedia, rezultoi pozitiv në Stokholm.
Deri më tani, rastet e lartpërmendura çojnë numrin e të prekurve në shtatë sa i përket vendeve jashtë Afrikës.
Të prekur me linë e majmunëve janë konfirmuar raste në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Spanjë e Portugali, ndërkaq janë duke u hetuar raste edhe në Kanada.
Ekspertët mjekësor kanë njoftuar se lija po përhapet me shpejtësi, ata po ashtu kanë parasysh faktin se të prekurit nga lija e majmunëve nuk kanë pasur kontakt mes vete.
Deri më tani, të gjitha rastet e lajmëruara kanë qenë ato të që kishin lidhje me Afrikën Perëndimore apo Qendrore.
Shumica e rasteve të regjistruara në MB janë homoseksualë apo biseksualë.
Çfarë është lija e majmunëve?
Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral i cili prekë zakonisht njerëzit nga zonat tropikale të Afrikës perëndimore e qendrore.
Zakonisht përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshë të tilla si ketrat, të cilët dihen se strehojnë virusin.
Megjithatë, ajo mund të transmetohet edhe përmes kontaktit shumë të ngushtë me një person të infektuar.
Lija e majmunëve për herë të parë u zbulua kur një shpërthim i një sëmundje të ngjashme me linë ndodhi te majmunët në vitin 1958.
Rasti i parë te njeriu u regjistrua në vitin 1970.
Lija e majmunëve është zakonisht e lehtë, me shumicën e pacientëve që shërohen brenda pak javësh, ndonjëherë edhe pa trajtim. Megjithatë, nuk përjashtohet fakti që të jetë edhe fatale.
Sipas ekspertëve mjekësor, lija mund të vrasë deri në 10% të njerëzve që infekton.
Për shkak të pranisë së viruseve dhe bakterieve të tjera të cilat trupi juaj mund t’i luftojë, në rastet më të këqija pacientët mund t’i nënshtrohen një goditjeje vdekjeprurëse në të gjithë trupin dhe helmim të gjakut.
Për shkak se është e lidhur ngushtë me virusin që shkakton linë e majmunëve, injektimet për linë mund t’i mbrojnë njerëzit gjithashtu nga sëmundja e lisë së majmunëve.
Një vaksinë, e emëruar si Imvanex besohet se është 85% efektive.
Si përhapet? – Lija e majmunëve nuk është një infeksion seksualisht i transmetueshëm nga natyra, megjithëse mund të transmetohet nga kontakti i drejpërdrejtë gjatë seksit.
Infeksioni mund të transmetohet edhe përmes kontaktit me rrobat e përdorura nga një person i infektuar.
Simptomat e para të lisë së majmunëve janë ethet, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura dhe rraskapitje.
Por, tipari më i pazakontë është një skuqje që shpesh fillon në fytyrë, më pas përhapet në pjesë të tjera të trupit, zakonisht në organet gjenitale, duart apo këmbët./21Media

Back to top button