Berjani: Çmimi i naftës në Kosovë, sikur para pesë vjetësh

Në tregun e Kosovës çmimet e derivateve këto ditë kanë shënuar rënie. Çmimi mesatar për një litër naftë sot është 1.23 euro dhe për benzinë 1.31 euro.
Pas një shtrenjtimit të madh prej gati 2 euro për një litër naftë që kishte ndodhur vitin e kaluar, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani për portalin rtv21.tv ka deklaruar se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para 5 vjetësh.
Berjani bëri të ditur ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 centë, nga dhjetori 2020 deri me sot.
“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie dhe trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte 1 euro për naftë dhe 1.15 euro për benzinë”, tha ai për rtv21.tv
Në anën tjetër, Berjani thotë se nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet, dhe të gjithë sektorët tjerë të reflektojnë në shportën e qytetarit për të qenë më e lirë.
Kreu i shoqatës së naftëtarëve në Kosovës, ka thënë se çmimet e derivateve janë të larta për standardin e qytetarëve kosovarë, por tregon edhe çmimet e karburanteve në rajon.
Çmimet mesatare në rajon:
Kosovë – Dizel – 1.23 €/ lit, benzinë – 1.30 €/lit
Shqipëri – Dizel – 1.59 €/lit, benzinë 1.60 €/lit
Serbi – Dizel – 1.57 €/lit, benzinë1.59 €/lit
Mal i Zi – Dizel – 1.41 €/lit, benzinë 1.58 €/lit
Bosnje e Hercegovina – Dizel 1.27 €/lit, benzinë 1.27 €/lit
Maqedonia e Veriut – Dizel – 1.15 €/lit, benzinë 1.31 €/lit
Sllovenia –Dizeli – 1.56€/lit, benzinë 1.55 €/lit
Kroacia – Dizeli 1.57€/lit, benzinë 1.58€/lit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?