“Vuçiq ka urdhëruar rebelimin e serbëve në veri të Kosovës”

Instituti Octopus thotë se ka informacione se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar nënkryetarin e Listës Serbe, njëherit i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës.

Drejtori i këtij instituti për studime të luftës hibride, Agim Musliu, shkroi në rrjete sociale se Vuçiqi dëshiron të tërheqë vëmendjen nga një shkrim i “New York Times” ku shfaqeshin lidhjet e tij me kriminelë serbo-rusë.

“Sipas të dhënave që Instituti Octopus i ka marrë nga opozita serbe në Beograd, Aleksandër Vuçiqi ka urdhëruar Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës. Me këtë, Vuçiq dëshiron ta tërheqë vëmendjen e brendshme dhe eventualisht edhe presionin mediatik e diplomatik nga disa vende perëndimore, e cila u acarua pas publikimit të një shkrimi dje nga NYT, ku dëshmoheshin lidhjet e tij me kriminelë serbo-rusë”, shkroi Musliu.

Në të vërtetë, edhe vetë Vuçiq, përmes një konferencë për media paralajmëroi se një krizë e madhe po pret veriun e Kosovës.

Back to top button