Berlusconi lirohet nga spitali pas 45 ditësh

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është liruar të premten nga spitali, pas një trajtimi 45-ditor.

Berlusconi, 86-vjeçar, është larguar nga spitali San Raffaele në Milano, dhe është parë duke i përshëndetur gazetarët.

Ai është shtruar në spital në fillim të muajit prill, për shkak të pneumonisë, dhe mjekët kanë thënë se ai është trajtuar edhe për leukemi kronike.

Politikani dhe manjati i mediave ka qenë në kujdes intensiv për gati dy javë.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë të premten në Twitter se pret që bashkëpunëtori i saj konservator të kthehet, për “të luftuar shumë beteja tjera bashkë”.

Back to top button