Bërnabiq: 42 milionë euro i humbi Serbia pas taksës

Kryeministrja serbe shtoi se serbët ndihen të diskriminuar

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi sot se vendi i saj humb rreth 42 milionë euro në muaj për shkak të tarifave shtesë që Prishtina ka prezantuar për produktet serbe.

“Ne humbim rreth 42 milionë euro në muaj, por çmimi më i lartë në këtë paguhet nga serbët, të cilët janë të diskriminuar dhe më pak të sigurt se më parë,” tha ajo.

Për këtë, kryeministrja serbe tha se Beogradi gjithashtu njoftoi Sekretariatin e CEFTA-s dhe BE-në.

Qeveria e Kosovës nga 21 nëntori i këtij viti ka miratuar vendimin për ngritjen e taksës në 100%, ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe BeH. Ky vendim ka ngjallur shumë reagime edhe nga bashkësia ndërkombëtare, ndërkohë serbët në veri të Mitrovicës kanë protestuar disa herë kundër kësaj takse.

Back to top button