Bërnabiq nuk do që të flasë nëse ekzistojnë të ashtuquajturat “forcat e armatosura serbe në Kosovë”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjen e një medie të pavarur serbe se kush janë të ashtuquajturat “forcat e armatosura serbe në Kosovë”.
“Tani nuk do të flisja për këtë”, tha Bërnabiq në një konferencë me gazetarë në Beograd.
Kryeministrja serbe iu tha mediave që të flasin për këtë çështje me njerëz që i kanë përmendur “forcat e armatosura serbe”. Për këtë çështje ndërkaq u fol në një emision në një televizion serb, njofton portali N1.
Çështja e të ashtuquajturave “forca të armatosura serbe më Kosovë” u hap në kohën kur tensionet në veri të Kosovës janë rritur pas vendosjes së barrikadave në disa lokacione. Ushtria serbe mori urdhërin nga Presidenti serb të rriste shkallën e gatishmërisë në nivelin më të lartë ndërkohë që mediat serbe bënë të ditur se gjashtë topa me rreze të gjatë veprimi u afruan dy kilometra në afërsi të kufirit me Kosovën. Bërnabiq tha se vendosja e policisë serbe nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisê nënkupton “janë të gatshëm që të reagojnë në dikush i sulmon serbët”./21Media

Back to top button