Bërnabiq: Zgjedhje në kontejnerë e me forca të armatosura, kujtoni këtë ditë

Për zgjedhjet në veri të Kosovës që po mbahen sot ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Në një postim në Twitter Bërnabi ka thënë se po “legjitimohet geto e fundit në Evropë”.

Ajo ka postuar një foto të një kontejneri që shërben si qendër votimi në veri sot, ndërsa në të shihen edhe forcat policore të Kosovës.

Bërnabiq në postimin e saj ka etiketuar edhe Bashkimin Evropian, Ambasadën e SHBA-së në Kosovë dhe OSBE-në në Kosovë.

“Kujtoni këtë ditë. Kjo është dita kur geto e fundit evropiane legalizohet e legjitimohet. Këto janë imazhet që me të vërtetë përshkruajnë ‘sundimin e ligjit’ dhe kuptimin e vërtetë të ‘zgjedhjeve demokratike’ në Kosovë e M. të mbështetura nga BE-ja dhe QUINT-i. Vëmendje OSBE dhe sigurohuni t’ua rekomandoni këtë të tjerave si shembull të mirë: të mbahen zgjedhje në kontejnerë të përkohshëm nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të forcave të armatosura. Zgjedhje – të lira & e korrekte, me forca të armatosura dhe vetura të blinduara! Kjo është Evropa, në shekullin e 21-të. Kjo tashmë bëhet një normë e re demokratike, e prezantuar & përkrahur nga krijuesit e ‘Republikës së Kosovës’. Në fund të kësaj shfaqje, këto lloj zgjedhjesh, në këto kushte, konsiderohen normale nga hipokritët që ushqenin këtë lloj ‘republike’. Të njëjtit që ndërmjetësuan dhe garantuan, 10 vjet më parë, Marrëveshjen e Brukselit, të cilën ata nuk kishin planifikuar kurrë ta zbatonin. Ndjehuni krenar! Festoni sot arritjet tuaja. Largohuni në lavdinë e asaj që keni krijuar!” – ka shkruar Bërnabiq./21Media

Back to top button