Bertani zbulon se çfarë bënë “Nerimani”në prapaskenat e serialit

Në Turqi ka filluar transmetimi i serialit “Gecenin Ucunda” pjesë e të cilit është edhe këngëtari shqiptar, Bertan Asllani

Bertani në këtë serial po luan rolin e ”Cihangirit”. Pjesë e këtij seriali janë edhe Neslihan Atagul dhe Kadir Douglu, të cilët shfaqen në rolin e “Nerimanit” dhe Maxhitit në serialin “Midis dy lagjesh” që u shfaq në ekranin e RTV21.
Raportet e Bertanit me dyshen e njohur të kinematografisë turke duket se janë shumë të mira. E këtë po e dëshmojnë fotografi e publikuara në rrjetet sociale të realizuara nga prapaskenat e xhirimeve.
Bertani në në postim në Instastory ka publikuar një fotografi të Neslihanit, e cila shihet kohën më të madhe në prapaskena e kalon në telefon.

“Në fund të natës” është historia e ”Maxhides”, rol të cilin e luan aktorja Neslihan Atagül, e cila nuk mund të jetë e lumtur në jetën e saj profesionale duke provuar sfida të reja hyn në një botë që nuk e ka parë kurrë më parë./21Media 

Back to top button