Besa Famgas sot takohet me IFK Handball Helsinki

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas e nis sot kampanjën evropiane për edicionin 2022/2023.
Besa prej orës 15:00 luan në Helsinki ndaj skuadrës finlandeze IFK Handball Helsinki.
Është ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane. Ndeshja e kthimit është pas një jave në Pejë.
Te Besa Famgas janë shprehur optimist se do ta kalojnë Helsinkin.
Skuadra kampione është e mobilizuar për rezultat të favorshëm në Helsinki, që në ndeshjen në “Karagaçi” të siguroi kualifikimin./21Media 

Back to top button